PDI Te bashkuar ne nje front

Drejtues te Partise per Drejtesi dhe Integrim zhvilluan ne Lushnje nje takim me simpatizantet ku moren pjese edhe drejtues te degeve nga rrethe te ndryshme te vendit.
Takimi nisi me nje poezi ku behej thirrje per bashkimin e komunitetit cam ne vend.
Me pas ne fjalen e tij kryetari i partise Tahir Muhedini kritikoi kryetarin e PDU-se Shpetim Idrizi duke i cilesuar levizjet e tij si te motivuara nga interesa karrieriste dhe jo ne te mire te komunitetit cam.
Gjithashtu ai permendi dhe deputetin Dashamir Tahiri i cili sikurse tha u be deputet me votat e cameve dhe u bashkua me Shpetim Idrizin.
Zoti Muhedini beri thirrje te gjithe cameve per tu bashkuar dhe deklaroi se PDI eshte e gatshme te inicioje nje asamble te pergjithshme te komunitetit cam ku te votohet per drejtuesit e nje force te perbashket.