E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisnin shtepi dhe dyqane arrestohen 4 shqiptare ne Bolonja

Kater shqiptare kane rene ne prangat e policise pasi akuzohen per vjedhjen e nje sere shtepish dhe dyqanesh ne Itali. Sipas mediave italiane qe referojne faktet bazuar ne te dhenat e policise italiane behet e ditur se ndalimi i 4 shqiptareve eshte bere dy net me pare ne Bolonja. Ka qene nje makine e vjedhur me pare nga pese shqiptaret qe ka bere te mundur dhe identifikimin e vjedhjeve te tjera. Karabinieret kane hasur nje makine tip Seat Ibiza ne afersi te Bolonjes ne bordin e se ciles ishin kater persona. Pasi kane verifikuar targat karabinieret kane vene re se makina ishte denoncuar si e vjedhur nga pronari i saj i vertete. Pasi kane pare shenjen e ndalimit nga policia te kater shqiptaret jane larguar prej saj dhe kane nisur te vrapojne. Nga ky moment policia eshte vene ne ndjekje dhe ka arritur te kape te kater shqiptaret per te cilet jepet vetem mosha 20 dhe 19 vjec. Nga te dhenat mesohet se nje prej shqiptareve eshte hedhur ne lume. Por ne kete moment ka nisur dhe rrethimi i zones nga policia. I riu shqiptar eshte arrestuar sapo ka dale nga lumi. Por edhe ne kete moment nuk kane munguar incidentet. 19-vjecari ka goditur me grushte dhe me shkelma karabinieret duke renduar edhe akuzat ndaj tij ne polici.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›