E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU Koha e bashkimit diplomatik Kosove- Shqiperi

TIRANE- Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet pershendet marreveshjen e arritur mes Shqiperise dhe Republikes se Kosove per perfaqesi te perbashket konsullore ne ato vende ku Kosova nuk ka perfaqesi te sajen dhe ben thirrje per bashkim diplomatik

Nepermjet nje njoftimi per shtyp PDI vlereson se perfaqesimi i perbashket konsullor eshte ne drejtimin e duhur edhe per faktin se diaspora shqiptare nuk mund te konceptohet si e ndare per shkak te demarkacioneve shteterore por duhet te shihet si nje teresi.

Tashme shqiptaret qofshin te Shqiperise qofshin te Kosoves do te kene nje adrese per tu mbeshtetur ne vendet ku jetojne dhe punojne deklaroi Sekretari per Marredheniet me Publikun i PDIU-se Ardit Bido.

PDIU pas ketij bashkimi konsullor thote se ka ardhur koha edhe per bashkimin diplomatik.

Bashkimi diplomatik ndermjet Shqiperise dhe Kosoves nuk pengohet nga askush. Ajo eshte ne perputhje me Konventen e Vjenes per Misionet Diplomatike te vitit 1961. Ne nenin 6 te kesaj marreveshjeje percaktohet se dy ose me shume shtete mund te akreditojne te njejtin person si drejtues te misionit ne nje shtet tjeter nese shteti pranues nuk shpreh kundershtime tha Bido.

Per kete arsye PDIU vijon te kerkoje nga qeveria e Republikes se Shqiperise dhe qeveria e Republikes se Kosoves qe ne ato vende qe e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe ku Kosova nuk ka mundesite apo kapacitetet qe te kete nje mision te vetin diplomatik ambasadat e Republikes se Shqiperise te funksionojne ne perputhje me nenin 6 te Konventes se Vjenes duke perfaqesuar diplomatikisht edhe Kosoves
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›