E Diel, 1 Nëntor 2026

Titaniku italian 6 viktimate premten e dates 13

GIGLIO ndash Rritet bilanci i viktimave pas mbytjes se kryqezorit Costa Concordia ne brigjet italiane. Mengjesin e sotme zjarrfikesit kane gjetur edhe viktimen e gjashte i cili mbante te veshur jelekun e shpetimit. Numerohen deri me tani 16 te zhdukur pas nates se frikshme te se premtes se 13 janarit.
Sipas raporteve ne media kapiteni Francesco Schettino e ka afruar kryqezorin luksoz deri 150 meter prane bregut duke dashur te pershendese me nje sinjal banoret e ishullit. Edhe vete shoqeria operatore Costa Crociere me seli ne Genova u distancua nderkohe prej kapitenit dhe pranoi Duket se komandanti ka bere gabime ne gjykim te cilat kane pasur pasoja fatale.
Ne te njejten kohe Costa shprehukeqardhjen me te thelle per aksidentin e tmerrshem. Prokuroria po heton kunder kapitenit nder te tjera per vrasje nga pakujdesia.
Pervec kesaj 52 vjecari akuzohet te jete pare ne toke qe ne kohen kur aksioni e evakuimit ishte ne ecje e siper. Nje perfaqesues i rojes bregdetare italiane tha se kapiteni e kishte injoruar thirrjen per tu kthyer te anija ne fundosje. Vete Schettino thekson se ka qendruar deri ne fund ne anije.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›