E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Një prefiks i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Gazeta Shqip

Deklarata

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti dje me anën e një deklarate për shtyp rezolutën e sapodalë prej Kuvendit të Republikës së Kosovës që synon adaptimin e prefiksit telefonik +355, duke e njësuar atë me Shqipërinë. Sipas PDIU-së, kjo nismë jo vetëm që do tu kursejë bashkëkombësve tanë të Kosovës qindra milionë euro që deri më sot kanë shkuar drejt Monakos, Sllovenisë e Serbisë, por shërben si një hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar dhe përputhet me qëllimet dhe programin e partisë sonë. Ne bëjmë thirrje që kjo rezolutë të merret sa më shpejtë në shqyrtim nga Qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë, si dhe të ndërmerren pa humbur kohë hapat e nevojshëm për ta mundësuar unifikimin e prefikseve ndërkombëtare telefonike. Do të ishte e  një simbolike dhe vlere të veçantë që marrëveshja e unifikimit të prefiksit të konkludohej brenda këtij viti jubilar, kërkon PDIU në deklaratë. PDIU zotohet se do të përdorë ndikimin e saj dhe do përkrahë çdo përpjekje të tillë që mundëson integrimin mbarëkombëtar dhe vë në vend padrejtësinë kombëtare që i është bërë kombit në vitin 1913. Prandaj ne urojmë që kjo nismë të mos ngelet e izoluar, por të shoqërohet nga të tjera nisma të ngjashme që kanë për objektiv forcimin e lidhjes brenda kombit tonë, mbyllet deklarata e PDIU-së.

PDIU: Një prefiks i përbashkët Kosovë-Shqipëri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›