E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Shqipëria të zëvendësojë produktet serbe

Me anë të një reagimi, kjo parti thekson se ky aksion i policisë synon vendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Kombi shqiptar duhet të jetë i bashkuar kur vjen fjala tek çështja kombëtare. Për PDIU kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur paqen në Ballkan dhe për të forcuar bashkëpunimin e shteteve të rajonit tonë. PDIU-ja mbështet embargon e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe, si masë reciprociteti ndaj të njëjtit akt të zhvilluar nga qeveria serbe në vitin 2008. Si pjesë e pandashme e programit të PDIU-së, reciprociteti është mjeti që duhet të ndjekin qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës për të mundësuar marrëdhënie të mira dhe frytdhënëse me të gjitha vendet fqinje”, thuhet në deklaratë.

Në këtë kuadër, PDIU i bën thirrje Dhomës së Tregtisë së Tiranës që t'i bashkëngjitet nismave të dhomave analoge turke, maqedonase dhe kroate për zëvendësimin e produkteve serbe që nuk do të jenë më në tregun e Kosovës me produkte shqiptare. “Në këndvështrimin tonë, biznesi shqiptar, i sponsorizuar edhe nga autoritetet shtetërore duhet të ishte instanca e parë që do të ofronte këtë bashkëpunim. Bashkimi Ekonomik i Shqipërisë me Kosovën, si parakusht i bashkimit më të gjerë ekonomik me gjithë rajonin, tani më shumë se kurrë duhet të nisë nga zbatimi”, vijon. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-27 13:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›