Berisha: Shpatet me boronicë, rezervuarët me peshq

“Lajmi shumë i mirë ishte lajmi që dha dje Ministria e Bujqësisë, sipas së statistikave të saj, ka një rritje prej 31 për qind të eksporteve bujqësore në gjashtë mujorin që kaloi, krahasuar me gjashtë mujorin e një viti më parë. Në këtë rritje, disa artikuj kanë kërcim, pra, rritje shumë të madhe dhe kjo është shumë pozitive. Kështu, ka një rritje me 2.6 herë në vëllim dhe me 300 për qind në vlerë në eksportin e perimeve”, theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha, kërkoi ndjekjen e politikave më intensive në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me arrorë, ullinj dhe drurë frutorë dhe në mënyrë të veçantë, nxitjen e kultivimit të bimëve mjekësore apo bimëve aromatike, si dhe të boronicës. Berisha shtoi se tregu i boronicës është thuajse inekzistent në vend, ndonëse Shqipëria-siç theksoi ai- ka terrene shumë të përshtatshme për kultivimin e boronicës, edhe pse është shumë e kërkuar në tregun evropian.
“Është e domosdoshme, gjithashtu, të bëhet një përkujdesje shumë e madhe për boronicën, e cila është tërësisht e braktisur. Shpatet e të gjitha maleve të Shqipërisë janë në tërësi, në një lartësi të caktuar e sipër, çka i bën terrenet më të shkëlqyera për t’i mbjellë. Por nuk ekziston as edhe përpjekja më e vogël në këtë drejtim, ndërkohë që tregu i boronicës dhe vetitë e saj, që nga lashtësia e gjer më sot, janë ndër më të njohurat e më të çmuarat”, u shpreh kreu i qeverisë. Si një problem serioz, Kryeministri identifikoi nivelin e ulët të peshkëzimit të ujërave të ëmbla. Në këtë drejtim
, Kryeministri kërkoi studimin e mekanizmit për peshkëzimin e ujërave të ëmbla, liqene dhe rezervuare dhe përfshirjen e tij në skemën e subvencionimit. “Shqipëria është një vend që ka 640 rezervuare artificiale dhe po kaq liqene. Detyrimisht, zoti Ministër i Mjedisit, peshkëzimi i tyre do përfshihet në skemën e subvencionit. Së pari, duhet të inkurajojmë e të stimulojmë fermat e rasatit të peshkut të ujërave të ëmbla. Ka tre ferma, por nuk ua blen askush rasatin. Ky është një problem shumë serioz, sepse ujërat i kemi dhe peshkëzimi nuk bëhet. Ministria duhet të ketë projekt të peshkëzimit të të gjitha liqeneve e rezervuarëve të vendit”, shtoi Berisha. /S.Ll/Start/
2011-07-27 14:13