E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Të mos manipulohet me të ndjerin Guma

Nëpërmjet një reagimi për shtyp, PDIU kërkon që të mos manipulohet me viktimat dhe që të respektohet kujtimi i të ndjerit Guma.

“Në këndvështrimin tonë, ky është një akt manipulativ që tenton të manipulojë negativisht ndjenjat e minoritetit dhe të shqiptarëve. Në asnjë rrethanë, ky provokim nuk i shërben bashkekzistencës së një vendi evropian”, thuhet në komunikatën e PDIU-së.

Sipas kësaj partie, ky veprim është i paligjshëm dhe sfidues, pasi Këshilli Bashkiak i Himarës e ka refuzuar ngritjen e një busti të tillë.

“Shteti shqiptar duhet të veprojë për të dekurajuar ata që duan të kthejnë një fatkeqësi me të cilën po merret drejtësia, në një akt atavist e shovinist e që nxit tensione të panevojshme në mes të sezonit turistik”, thuhet në fund t të reagimit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Sot u shënua njëvjetori i vdekjes së të riut himarjot Aristotel Guma, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti natën e 12 gushtit në aksin që lidh qytetin e Himarës me Himarë-Fshat. Të afërm, familjarë e banorë të Himarës përkujtuan Gumën fillimisht në varreza që prej orës 08:00, e më pas kanë shkuar në kishën e qytetit. Në këtë ceremoni u zbulua edhe një bust i Gumës, i mbështjellë me flamurin grek. /Start/

                                                                                             2011-08-07 16:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›