Shemben argjinaturat, minatorët në rrezik për jetën

Mbrëmë rreth orës 21:20 është dhënë alarmi për shembje brenda galerive të minierës, ndërkohë që katër specialistë kanë hyrë në thellësitë e nëntokës për të kontrolluar gjendjen.
Pas verifikimeve të bëra mësohet se janë çarë tubat e ajrimit në nivelin e 14-të, ku ndodhen grevistët. Gjithashtu, janë konstatuar shembje të armaturës së minierës si dhe bllokim të kanaleve anësore.
Specialistët japin alarmin se situata është e rrezikshme dhe se grevistët mund të vdesin brenda në galeri.
Minatorët kanë hyrë sot në ditën e 15-të të grevës së urisë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar të largohen me gjithë rrezikun që i kanoset.
Përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikalistëve shprehen se situata është përkeqësuar për shkak të diversionit që po bëjnë drejtuesit e kompanisë ACR, si dhe kërcënimeve me telefon.
Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR. Firma ka pranuar të rrisë 20% pagat dhe të nisë investimet në minierë për përmirësimin e kushteve. /Start/
2011-08-08 08:52