PDIU në Konispol, përkujtohet Rezidenca Frontale
Është viti dytë që bashkia e Konispolit përkujton Rezistëncën Frontale 55 ditore kundër nazizmit gjerman nga 5 gusht deri në 28 shtator 1943. Përveç festimeve të qytetarëve që është kthyer në një traditë për këtë vend, në këtë ditë historike për konispolini mori pjesë edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.
E gjithë atmosfera ku dominonin këngët dhe muzika çame i ngjante një ditë përkujtimore të veçantë për ata që dhanë edhe jetë për patriotizëm. Duke e konsideruar si një ditë të shënuar kundur pushutuesve, ditë në të ciëln janë bashkuat të gjithë, kreu i PDIU Idrizi tha se do të të kërkojmë të drejtat tona si pjesa më patriotike e këtij vendi.
Kryetarja e bashkisë së Konispolit Mimoza Arapi, foli për rëndësinë e Rezistencës Frontale 55- ditore të gusht shtatorit 1943. Konispoli është pjesë e familjes së madhe ballkanase dhe në këtë rezistencë u përfshinë jo vetëm fashtra të jugut të vendit por edhe ato greke në kufi me Konispolin.
Këshilli bashkiak i Konispolit ka vlerësuar me Titullin "Mirënjohja e Konispolit" pas vdekjes disa figura pjesëtarë të Rezistëncës Frontale 55 ditore si:Sulo Lame, Halil Munga, Mehmet Kaso, Rexho Plaku, e figura të tjera të njohura. Një çertifikatë mirënjohjeje ka dhënë këshilli bashkiak edhe për instrumentistin të kësaj zone Muharrem Hysa, pas vdekjes.