Mbarimi i pushimeve, emigrantët largohen drejt vendeve të punës

Vijon kthimi i emigrantëve për në vendet e punës për në shtetin grek.
Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije në Gjirokastër dhe Tre- Urat në Përmet kanë dalë 5.827 persona dhe 1.496 automjete si dhe kanë hyrë 2.693 persona dhe 709 automjete.
Nga pala shqiptare në dalje gjatë ditës së djeshme dhe orëve te para te mengjesit është punuar me 6 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.