PDIU nis negociatat për koalicion parazgjedhor me PD-në
Kryesia e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mandatuar kryetarin e kësaj partie, Shpëtim Idrizi, për të negociuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për një koalicion parazgjedhor.
Pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Sali Berisha, PDIU ka vendosur të përgjigjet pozitivisht ndaj ftesës.
Ndërkohë FRD duket se ka refuzuar përfundimisht një bashkëpunim me PD-në, që po bën thirrje për bashkimin e të djathtës.
PDIU ka nisur që të marrë postet e lëna nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ky ishte sinjali i parë se ata do vazhdojnë bashkëpunimin me PD.
Më pas PDIU u kënaq me faktin se një rezolutë e vjetër për çështjen çame, e rrëzuar në Kuvend, u deklarua e miratuar./ep