PDK, Ndoka: Berisha ka frika nga protestat dhe bojkoti i Kuvendit

Tiranë, 3 dhjetor NOA Kreu i Partisë Demokristiane ka dhënë sot një deklaratë para gazetarëve pak pas përfundimit të mbledhjes së aleatëve të majtë në Hotel Tirana.
Më vjen keq për kryeministrin e vendit tim që tashmë është kthyer në një shpifës ordiner është e turpshme për kryeministrin që merret me shpifje të ulëta.
Kuptohet që tashmë është një gjendje e vështirë për shkak të ballafaquar zgjedhor më të madhe të këtyre 20 viteve dhe Berisha ka dy gjëra frikë në jetën e tij politike
protestën dhe bojkotin parlamentar por ajo që ne i kërkojmë nga Berisha është transparenca e procesit zgjedhor tha Ndoka.
Ndoka shtoi se protestat do të vazhdojë dhe ato do të jenë paqësore.
Protestat do të jenë paqësore nuk do të merret njeri me kolltukun e Berishës tha Ndoka.
k.k/NOA