PDK: Prishtinën do ta nxjerrim nga balta

Nuk ka dyshim që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e ardhshme, do ta fitojë edhe Prishtinën. Dhe se me fitoren e saj, do ta nxjerr kryeqytetin nga balta, kaosi dhe keqqeverisja e cila është bëre deri tani. Kështu pohuan zyrtarë të PDK-së, në Kuvendin e V-të zgjedhor, të Degës së Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Zyrtarë të kësaj partie po ashtu u shprehen të bindur, që ky do të jetë një proces, fer dhe demokratik, ashtu siç ka dëshmuar gjithmonë PDK, me zgjedhjet e saj të brendshme.
Lirak Çelaj, kryetari i Degës së PDK-së për Prishtinën tha kur sheh kaq të rinj që i bashkëngjiten PDK-së, atij i rritet shpresa që PDK, do ta fitojë Prishtinë dhe madje nuk ka fije dyshimi për këtë.
“Kur iu shoh, kur shoh këtë proces këtu që po ndodh kaq mirë, natyrisht se me rritet shpresa që PDK, do ta fitoj Prishtinën, dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim”, tha ai.
Ai iu tha të rinjve të kësaj partie, se atyre iu mbetet që ta zhvillojnë këtë vend dhe se këtë rrugë të trasuar nga liderët e tyre, ta vazhdojnë për ta quar vendin dhe Prishtinën përpara, duke e nxjerrë atë nga kjo baltë dhe ky kaos.
“ Dhe ju po besoj se vazhdoni ta doni vendin tuaj, vazhdoni ta doni Prishtinën. Dhe mos harroni se të gjithë aktivitetin po e bëni dhe do ta bëni sepse ne e duam Prishtinën dhe ftojmë të gjithë që e duan Prishtinën, që të na bashkëngjiten, në këtë rrugëtim që ta nxjerri vendin, Prishtinën në këtë rast ta nxjerrim nga kjo baltë, nga ky kaos që ka mbetur tash dhe të ecim përpara”, pohoi Çelaj.
Ndërsa Kryetari i Rinisë Demokratike në Kosovë, njehe rit dhe Ministër i Kulturës Memli Krasniqi tha se si kryetar i rinisë së PDK-së së Kosovës, ndjehet mirë që po sheh një strukturë jashtëzakonisht kualitative të qytetit tonë. Një strukturë, e cila sipas tij do të jetë motori i PDK-së në zgjedhjet e ardhshme në komunën e Prishtinës. Ai po ashtu tha se të rinjtë e komunës së Prishtinës, për shkak të keqqeverisjes të deritanishme, kanë mbetur pa zë dhe pa pasur fjalën e vet aty ku duhej. PDK sipas tij, është partia e vetme ku të rinjtë kanë peshë në proceset vendimmarrëse, kanë ndikim dhe vlerësohen, duke premtuar se ata, do ta ketë mbështetjen eplotë të strukturave udhëheqëse të kësaj partie.
“Ju keni vendosur që të merreni konkretisht me politikën që mos të lejoni që vetëm politika të merret me juve. Dhe jam i bindur se ky vendim i juaji e ka fuqizuar dhe do ta fuqizojë në vazhdimësi PDK-në, e veçanërisht degën tonë në Prishtinë, e cila tashmë ka marr një jetë të re, ka energji të reja dhe vizion të qartë dhe ka një objektiv shumë tësigurte, e qëështëndërrimi i keq qeverisjes, që për sa vite ka ngulfatur jetën tonë këtu. Ndryshimi i kësaj keq qeverisje, me një qeverisje të mirë pro evropiane dhe me një vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve të komunës sonë“, tha ai.
Edhe Blerand Stavileci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tha se PDK, ka një strukturë cilësore të gatshme për të marrë në dorë procese të rëndësishme.PDK, sipas tij ka se çfarë të tregojë si program partiak dhe strukturë të të rinjve dhe se PDK është shumë më përpara se të tjerëve, pasi që janë të vetmit, që kanë çfarë të tregojë se çfarë kanë bërë anë e kënd Kosovës. Ai po ashtu tha se me përfshirjene të rinjve në strukturat vendimmarrëse, PDK ka dëshmuar që di dhe do të ia jap besimin të rinjve.
“Për të gjitha proceset në Kosovë, Prishtina e ka të veçantën e vet, e ka peshën e vet, kështu është dhe për PDK-në dhe strukturat e saja, sidomos në Prishtinë. Në një kohë kur dhe në strukturat e tjera të senjorëve të PDK-së, po ndodhin shumë zhvillime dhe po mundohemi që bashkërisht të mobilizohemi, të motivohemi që njëherë të rikthehemi aty ku ishim, një kohë më parë dhe pastaj me forca të përbashkëta, ta vazhdojmë rrugën tonë, që të mundohemi që atë që ka bërë PDK në nivelin qendror, të njëjtën ta bëjmë edhe në nivelin lokal, me theks tëveçantë për Prishtinën”, tha ai, transmeton Kosovapress.
Edhe kryetari i të rinjve të PDK-së, Dega në Prishtinë Liridon Restelica, u shpreh i bindur se dhe në këtë Kuvend, do të ketë një proces zgjedhor demokratik dhe se ashtu si në nivel qendror PDK,do të dal fituese në zgjedhjet e ardhshme edhe në Prishtinë./Indeksonline/