E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK për Viti zgjedh Xhemajlin

Pas shumë përplasjeve në degën e PDK’së në Viti të shtunën është zgjedhur Kryetari i ri . Ky është Daut Xhemajli, i cili morri në mënyrë unanime besimin e degës së partisë.

Konventa e degës së PDK’s ë në Viti u mbajt me vonesë dhe ishte një ndër degët e fundit që kishin mbetur pa kryetar pikërisht për shkak të përplasjeve ndërmjet grupeve që ishin kirjuar në të.

Xhemajli ndërkaq thuhet të jetë zgjedhur pas asnjë votë kundër.

Ai para delegatëve ka thënë se mobilizimi i treguar ditëve të fundit në PDK’në e Vitisë është edhe një dëshmi dhe garanci se ky subjekt politik do t`i fitojë zgjedhjet lokale, pa probleme telashe të theksuar.

“Me anëtarët, zgjedhësit (votuesit) besnik dhe strukturën që ka PDK-ja në Viti,fitorja në zgjedhjet komunale është e garantuar”, tha Xhemajli.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›