E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, denoncon në Prokurori vjedhjen e votave në Shkodër

Partia Demokristiane ka denoncuar në Prokurori vjedhjen e votave që i është bërë kësaj partie në Shkodër. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka foli për një numër të madh votash të vjedhura PDK-së duke vlerësuar se më e demtuara nga vjedhjet e votave në zgjedhjet e 28 qershorit është pikërisht kjo parti politike. " PDK-ja është partia më e dëmtuar nga vjedhja e votave ndaj ne kemi denoncuar në Prokurori këtë fakt", tha ai. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjës të manipulimeve dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›