E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish gjyqi i "Gërdecit"

Debate për mungesën e avokatëve dhe shtyrja e seancave gjyqësore. Këto dy tema janë diskutuar dhe janë realizuar mjaft mirë deri tani në gjykatën e Tiranës në gjyqin e "Gërdecit" ku janë të pandehur 29 persona. Kështu edhe seanca e ditës së enjte është vendosur të shtyhet nga kryesusi i trupit gjykues pasi mungonin tre avokatë. Ndërkohë për këtë shkak prokurori i çështjes ka kërkuar që mungesa e këtyre mbrojtësve të zvëndësohet me avokat kryesisht, të zgjedhur nga gjykata. Kjo ka qenë edhe pika e debatit mes prokurorit dhe një prej avokatëve të pranishëm në seancë i cili ka pohuar se nuk është e nevojshme marrja e avokatëve kryesisht pasi një prej avokatëve që nuk ishte prezent ka paraqitur raport mjekësor. Pas këtij mini debati gjykata ka vendosur të shtyjë seancën duke pezulluar edhe afatat e paraburgimit për të arrestuarit si dhe ka vendosur që seanca tjetër të bëhet ditën e mërkurë. Në procesin për tragjedinë e Gërdecit ku shpërthyhen depot e armëve dhe mbetën të vdekur 26 persona janë marrë të pandehur nga Prokuroria 29 persona, që kanë qenë punonjës të ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›