PDK dorëzohet: Qeveria me AKR-në

Kryesia e PDK-së ka vendosur qe ftesën zyrtare për koalicionin e ardhshëm tia bëj vetëm AKR-së. Negociatat do ti udhëheq Hashim Thaci dhe ato fillojnë prej ditës së nesërme. Nuk përjashtohen minoritetet dhe lista Ibrahim Rugova.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të mbledhjes ka thënë se partia nuk ka vendosur nëse do ti bëhet oferte ndonjë partie tjetër.
“PDK nuk ka marrë as një vendim që ti bëjë ftesë AAK-së, LDK-së apo "Vetëvendosjes".
Sa i përket Listës Ibrahim Rugova dhe minoriteteve, PDK ka pika të përbashkëta dhe do të bisedohet me këto gjatë ditëve të ardhshme, ka thënë Krasniqi.