E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjëndja në Kosovë, e qetë, tha kreu i KFOR-it

Rreth 5000 trupat e NATO-s në Kosovë janë të mjaftueshme për të ruajtur paqen në Kosovë, deklaroi komandanti i KFOR-it.

"Gjendja në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme", deklaroi gjenerali Erhard Byhler për agjencinë gjermane të lajmeve.

Ai ka theksuar se KFOR-i duhet të kontribuojë në shkuljen nga rrënjët të krimit, në veçanti në veri të Mitrovicës. Kjo e fundit mbetet përparësi e NATO-s.

Gjenerali gjerman tha se KFOR-i do të vazhdojë të mbikqyrë dy manastiret mesjetare të Kishës Ortodokse Serbe në Pejë edhe për disa vite. Byhler theksoi se KFOR-i i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet ekonomike dhe ndër etnike në Kosovë. "Për këtë duhet një qëndrim i qartë politik për gjithë rajonin", tha komandanti i KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›