PDK-ja mohon listën

Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një kumtese ka mohuar se lista e anëtarëve të Kryesisë e publikuar nga Indeksonline nuk është e vërtetë.
"Ndjejmë obligim ta sqarojmë opinion publik se lista e kryesisë dhe nënkryetarëve të PDK-së, e publikuar në portalin Indeksiononline është spekulative", thuhet në njoftimin e PDK-së.
Indeksonline më herët ka publikuar një listë, të siguruar nga burime brenda PDK-së në nivel qendror, për të cilën nuk thotë se ajo është përfundimtare, por është lista e mundshme që po diskutohet deri tash brenda PDK-së./Indeksonline/