PDK ka filluar konflikt me evropianët

PDK ka filluar konflikt me Evropianët, dhe më 25 korrik propozoi rezolutë kundër evropianëve dhe misionit Evropian EULEX dhe rolin e tij, që ta përfundoj misionin në Kosovë.
Në Parlament përveç PDK-së votoi edhe VV-ja. U tha që EULEX duhet ta braktis Kosovën. Ky mision vite më parë ishte ftuar edhe nga PDK-ja, për të ndihmuar në Kosovë. Tash është PDK-ja që po i përzë evropianët nga Kosova, duke e izoluar edhe më shumë vendin. Kjo mund të ketë pasoja të rënda në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Rezoluta e parlamentit e iniciuar nga PDK-ja më 25 korrik nxori rekomandimet, sipas të cilave Qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vetë tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it, nga qershori i vitit 2014, kur këtij misioni, sipas vendimeve të fundit të BE-së, i skadon mandati. Kjo duket se është një iniciativë shumë dinake e Hashim Thaçit për përfitime elektorale, për ta justifikuar vetveten se gjoja po mbron Fatmir Limajn dhe të tjerët kundër të cilëve EULEX po zhvillon procese gjyqësore. Ose EULEX pritet të hetoj veprimtaritë e SHIK/PDK dhe Kadri Veselin. Debati parlamentar i 25 korrikut u bojkotua nga LDK-ja. / “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit /