E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-së i është ndalur ora në vitin 2000

Dega e PDK-së në Prishtinë dje kritikoi komunën se po humbë donacione në mungesë të profesionisteve për të hartuar projekte. PDK-ja e ka përmendur edhe një donacione të humbur, sipas tyre nga Komuna, atë për Pallatin e Rinisi. Përmendja e Pallatit ka nxitur reagimin e autoriteteve komunale. Sipas tyre, PDK-së i është ndalur ora në vitin 2000, ngesë po fletë për atë kohë, por që edhe në atë kohë vetë e ka humbur një donacion të tillë

“Tash kur po flasim është vitit 2013. jo 2000. Këtyre njerëzve u është ndaluar ora. Nëse vizioni i tyre për Prishtinën është i tillë, nuk e di çfarë oferte do të prezantojnë në nëntor. Komuna e Prishtinës vetëm gjatë këtij mandati ka përfituar donacione në miliona euro, të cilat mund të vërtetohen në Raportet Vjetore të Komunës të aprovuara në Kuvendin Komunal edhe me votat e këshilltarëve të PDK-së. Kurdo këtë gjë mund tju vërtetoi zyrtarëve të PDK-së, të cilët ndryshe flasin në Kuvendin Komunal, e ndryshe në konferencat para medieve. Këta zyrtarë harrojnë se donacioni më i madh që është humbur është granti për kryeqytetin në vlerë prej 40 milion euro si pasojë e mos miratimit të ligjit për Prishtinën. Ky ligj është bllokuar nga vetë z.Thaçi për të dëmtuar qeverisjen e Prishtinës”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti.

Ai thotë se vetëm gjatë këtij vitit, është fituar donacioni nga Komisioni Evropian në vlerë prej 350,000 euro për projektin e Gërmisë, 60,000 euro në bletari dhe projekte të tjera nga GIZ në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe energjisë efiçiente.

“Falë projekteve me donatorë dhe disa investime kapitale nga vetë komuna në fushën e energjisë efiçiente në ndriçimin publik dhe në objekte publike, Komuna e Prishtinës sot ka përgjysmuar faturën e energjisë që paguan për KEK-un”, ka shtuar Hoti.

Kabineti për Qeverisje të Mirë i PDK-së për Prishtinën, dje ka hedhur një varg kritikash e akuzash për mos profesionalizëm nga ana e ekzekutivit komunal në pranimin e donacioneve. Sipas këtij kabineti për shkak se nuk ka profesionistë për të hartuar projekte të duhura me të cilat do të duhej të konkurronte, Komuna e Prishtinës nuk po arrin të marrë donacione. Zyrtarë të kabinetit të PDK-së kanë përmendur disa nga donacionet e humbura, si ai për Pallatin e Rinis. Ai nga Arabia Saudite për ndërtimin e një xhamie në lagjen Arbëria, dhe disa terreneve sportive, po ashtu donacioni zviceran për ndërtimin e disa terreneve sportive në lagjen “Sofali”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›