PDK “shtyn” mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Një mbledhje e stërzgjatur e kryesisë së PDK-së ka bërë që të shtyhet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për një orë. Ajo ishte planifikuar të mbahej në ora 10:00, ndërsa është shtyrë në 11:00 për shkak se PDK është ende në mbledhje.
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të vendoset për seancën e radhës ku do të votohet për Presidentin e Kosovës dhe qeverinë e re. Sipas mediave, pritet që të thërritet seancë e jashtëzakonshme për në oren 15:00 të ditës së sotme.