Zyrtare, seancë e jashtëzakonshme në orën 15:00

Në orën 15:00 të ditës së sotme do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit pasi ka pranuar kërkesën prej koalicionit.
Pika e parë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e presidentit dhe e Qeverisë së Kosovës.