PD:Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama se po dëmton themelet e politikës së fqinjësisë së mirë që ka ndjekur deri më tani Shqipëria.
Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi e cilësoi si të paprecedentë deklarataën e Ramës në konferencën me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov që sipas tij barazojnë pakicën maqedonase me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.
“Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë. Rama nuk përmendi Marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Në një deklaratë të paprecedentë Rama i vuri shenjën e barazimit mes pakicës maqedonase dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rama duhet t`u shpejgojë shqiptarën politikën e re që po çbën themelet në të cilat është ndërtuar politika e Shqipërisë u shpreh Bumçi.