E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: Eshte bllokuar perfaqesimi i shqiptareve

Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni ka akuzuar qeverine Gruevski se ka bllokuar procesin e perfaqesimit te shqiptareve ne administraten shteterore.

Sekretari i pergjithshem i PDSH, Imer Aliu ka deklaruar ne nje konference per shtyp se qeveria ka bllokuar implementimin e Marreveshjes se Ohrit dhe ka zgjedhur te heshte lidhur me kete ceshtje.

“Disa here kemi kerkuar te dhena mbi perfaqesimin e shqiptareve, por asnjehere nuk kemi marre pergjigje me shifra konkrete. Zevendeskryeministri Ademi hesht lidhur me kete ceshtje”, ka pohuar Aliu.

Ai ka shtuar me tej se ne konkursin e fundit per 40 vende noteresh nuk eshte pranuar asnje shqiptar.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›