E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH, pas dy vitesh bojkot në Parlament

Pas bojkotit dyvjeçar, deputetët e PDSH-së pritet të kthehen në Parlament. Një vendim i tillë pritet të merret gjatë një takimi të Kryesisë Qendrore të partisë, ndërsa vendimin do ta konfirmojë lideri i partisë, Menduh Thaçi.
 

"Në takimin e Kryesisë Qendrore do të diskutojnë dhe do të sjellim vendim për kthim. Parlamenti, jo vetëm që ka qenë funksional, por ishte jolegjitim. Ne do të kthehemi për të ndërprerë cirkun që ka ndodhur dy apo tre muaj dhe për të dëshmuar se ne jemi të gatshëm të shkojnë në votime", ka thënë Thaçi.
 

Sipas tij, PDSH-ja mbetet më kërkesën që bashkësia ndërkombëtare t`i vëzhgojë zgjedhjet, edhe atë jo vetëm në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, por edhe tërë procesin zgjedhor.
 

Thaçi mohoi se ndërprerja e bojkotit në Parlament është rezultat i presionit nga diplomatët e huaj.
"Jo, nuk bëhet fjalë për presion, por gjatë gjithë kohës kishim sugjerime dhe këshilla nga faktorët ndërkombëtarë që të kthehemi në Parlament", ka thënë kreu i PDSH-së.
 

Parlamentin e bojkotuan më pas të gjitha partitë opozitare, duke përfshirë dhe LSDM e Cervenkovskit, duke e çuar vendin në zgjedhje te parakoshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›