Koncert festiv për 120 fëmijët e policëve të rëne në detyrë

Në kujtim të babait të humbur në detyrë, por më shumë për të nderuar dhe respektuar aktin sublim të tyre. Enkas për 120 fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës u organizua një koncert festiv me titull “Një ditë vetëm për ju”.
Programi artistik përbëhej nga numra koreografik, këngë dhe valle. Zv. Ministrja e Brëndshme Iva Zajmi u shpreh se ne shprehim në këtë mënyrë respekt dhe solidaritet.
E ndërsa drejtoresha e Teatrit Kombëtar për fëmijë, Klaudia Hila, theksoi se ky aktivitet do të zhvillohet cdo vit për ta.
Ky aktivit organizohet për të dytin vit radhazi nga Qendra Kombëtare e fëmijëve në bashkëpunim me Ministritë e Brëndshme. Aktiviteti për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës u shpërndanë edhe pako me dhurata.