E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolonizimi, SHBA-të presin përgjigje nga Netanjahu

"Ne jemi në pritje të një përgjigjeje. Ajo akoma nuk ka ardhur'', theksoi zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Një ditë më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley theksoi se pritej një bisede e shpejtë mes shefes amerikane të Diplomacisë dhe Netanyahut, përsa i përket origjinës së problemeve diplomatike mes dy vendeve aleate.

Obama: Nuk ka krizë diplomatike me Izraelin

Presidenti amerikan Barak Obama theksoi se megjithëse planet Izraelite për të ndërtuar mijëra shtëpi tjera afër Jerusalemit lindor nuk i ndihmojnë procesit të paqes në Lindjen e Mesme, kjo nuk ka çuar në “krizë” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në një intervistë për televizionin FOX, Obama tha se SHBA dhe Izraeli kanë atë që e quajti “lidhje të posaçme që nuk shkëputen”, por shtoi se “miqtë” ndonjëherë kanë mospajtime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›