E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE Koha perdialog mes Prishtinese Beogradit

PRISHTINE- Kryetari i Parlamentit Evropian Jerzi Buzek tha sot se ka ardhur koha qe udheheqesia e Kosoves dhe e Serbise te ulet ne tavolinen e bisedimeve dhe te hartoje nje marreveshje stabile dhe perfundimtare ne interes te qytetareve te vet.

Evropa eshte e ardhmja e ketij rajoni dhe popullit te tij. Udheheqesit e Serbise dhe Kosoves duhet qe me ndihmen e BE-se te bejne cmos per te siguruar se nuk ka pengesa te pakapercyeshme ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne BE thuhet ne komunikaten e leshuar ne Strasburg pas takimit te Buzek me nenkryetarin e Qeverise se Kosoves Rame Manaj.

Buzek theksoi se Parlamenti Evropian gjithmone e ka mbeshtetur Kosoven dhe aspiratat evropiane te saj dhe se ne rezoluten e 8 korrikut i ka ftuar vendet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven ta njohin pavaresine e saj.

Kryetari i Parlamentit Evropian ka pershendetur stabilitetin e pergjithshem politik ne Kosove por ka ftuar Qeverine e Kosoves te ndermarre hapa te vendosur ne luften kunder korrupcionit sigurimin e gjyqesise se pavarur respektimin e sundimit te ligjit dhe lirise se medias si dhe pershpejtimin e reformave ne administraten publike.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›