E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darke pa kompromis

Presidenti serb Boris Tadic eshte kthyer ne Beograd pa kompromis me Bashkimin Europian rreth tekstit te Projektrezolutes per Kosoven e cila pritet te debatohet dhe te hidhet ne votim te enjten ne Asamblene e Pergjithshme te OKBse.

Ai ka biseduar me Perfaqesuesen e Larte e Bashkimit Europian Catherine Ashton te marten ne mbremje ne nje darke pune ne Bruksel por asnjera pale nuk ka levizur nga qendrimet.

Megjithate Ashton dhe Tadic jane pajtuar qe te mbajne te hapur kanalin e komunikimit mes tyre nderkaq ne Bruksel kane mbetur dy keshilltare te presidentit serb te cilet po ashtu do te vazhdojne konsultimet me diplomate evropiane.

Kabineti i Ashton ka njoftuar se Shefja e diplomacise se BEse dhe presidenti i Serbise kane biseduar per hapat qe duhet ndermarre pas mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven.

Edhe Kabineti i Tadicit ka leshuar nje njoftim.

Presidenti i Serbise dhe Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Europian jane marre vesh qe Beogradi dhe Brukseli do te vazhdojne dialogun per harmonizim te qendrimeve rreth rezolutes per Kosoven.

Ashton i ka prezantuar Tadicit qendrimin unik te te gjithe anetareve te Bashkimit Europian se per Brukselin eshte e papranueshme rezoluta qe ben thirrje per bisedimet per status dhe qe synon zhvleresimin e verdiktit te GJNDse.

BE dhe SHBA konsiderojne se zgjidhja me e mire eshte terheqja e rezolutes serbe nga OKB dhe deponimi i nje teksti qe pranon vendimin e Gjykates dhe ben thirrje per dialog qe do te promovonte perspektiven evropiane te Kosoves dhe Serbise.

Dita e sotme do te jete vendimtare per Beogradin. Nese nuk leshon pe para kerkeses se Bashkimit Europian dhe SHBAse Serbia do te perballet me deshtim ne Asamblene e Pergjithshme.

Kosova lobon ne New York

Delegacioni shteteror i Kosoves ka vazhduar lobimin ne New York.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni kane kerkuar te marten nga shtete te ndryshme te botes qe ta njohin pavaresine dhe te kundershtojne rezoluten serbe e cila ben thirrje per rihapjen e bisedimeve per statusin.

Sejdiu dhe Hyseni kane takuar perfaqesues te shteteve anetare te Konferences Islamike Liges Arabe dhe te CARICOMit.

Pavaresia e Kosoves eshte deshmuar si faktor percaktues i paqes dhe i stabilitetit ne rajon duke i bere te deshtojne te gjitha prognozat e keqija te atyre qe e kundershtonin pavaresine e vendit tone ka thene Sejdiu pas takimit perfaqesues te shteteve te Komunitetet te shteteve te Karaibeve njofton Presidenca e Kosoves.

Sejdiu ka thene se pasi Serbia ka kerkuar opinionin e GJNDse projektrezoluta qe ajo ka prezantuar ne OKB eshte e pakuptimte.

Dy perfaqesuesit kosovare ne OKB kane kerkuar mbeshtetje nga shtetet arabe. Sipas nje njoftimi te presidences se Kosoves Presidenti Sejdiu dhe Ministri Hyseni kane pasur nje prezantim para ambasadoreve te Liges se Shteteve Arabe ne OKB ndersa i pranishem ka qene edhe ambasadori i Organizates se Konferences se Islamike ne OKB.

Qe nga 17 shkurti 2008 kur shpalli pavaresine e saj Republika e Kosoves eshte shnderruar ne nje rrefim te vertete suksesi per te cilin kontribut te cmuar kane dhene edhe vendet tuaja ka thene Sejdiu.

Republika e Kosoves eshte njohur nga 70 vende anekend botes dhe ne presim qe edhe vendet qe perfaqesoni ju ato qe ende nuk e kane njohur pavaresine e vendit tone sa me shpejt te bejne kete sepse keshtu do te ndihmohej drejtperdrejt jo vetem e ardhmja e Kosoves por e te gjithe rajonit tone ka shtuar Sejdiu.

Ai ka kerkuar nga Liga se Shteteve Arabe ta kundershtojne projektrezoluten qe ka paraqitur Serbia ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Ne kete kontekst Presidenti Sejdiu ripohoi se Serbia po ben politike destruktive ndaj Kosoves duke bere perpjekje te gjithanshme per ti penguar njohjet e reja dhe prosperitetin e pergjithshem te Kosoves.

Ne adresimin e tij edhe Ministri Hyseni ka ritheksuar vendimin e qarte te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne pyetjen qe eshte shtruar nga vete Republika e Serbise dhe gjetjen nga ana e saj ne te gjitha pikat ne favor te Kosoves.

Edhe Ministri Hyseni i eshte bashkengjitur thirrjes se Presidentit drejtuar ambasadoreve te shteteve te Liges Arabe qe te kundershtojne projektrezoluten e propozuar nga Republika e Serbise duke pohuar se ky veprim jo vetem se do te ishte ne pajtim te plote me Mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe do ti kontribuonte paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit Perendimor.

Ne fund te takimit mbeshtetjen e tyre per Kosoven e pohuan ambasadoret e Bahrainit Jordanit Arabise Saudite dhe te vendeve te tjera te Liges thuhet ne kumtese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›