PE: Konferencë e donatorëve për Tunizinë
Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar mbajtjen e një konference të donatorëve për Tunizinë, derisa kjo e fundit pritet t`i nënshtrohet tranzicionit demokratik pas përmbysjes së presidentit Ben Ali.
Kreu i Parlamentit, Jerzy Buzek, tha se Afrika e Veriut po ballafaqohet me “të njëjtën rrugë të vështirë dhe të luhatshme drejt demokracisë”, sikurse Evropa Lindore dhe Qendrore, 20 vjet më parë.