PE: Kosova e Serbia në BE, kur të zgjidhin marrëdhëniet mes tyre
PRISHTINE- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Joost Lagendijk thotë se angazhohet për integrimin e njëkohshëm të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian, por vetëm atëherë kur të kanë zgjidhen marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.
"Nuk do të pranoja as Serbinë as Kosovën derisa marrëdhëniet e tyre të mos zgjidhen në mënyrë të vërtetë", u shpreh Lagendijk në konferencën për gazetarë në media qendrën në Çagllavicë, të mbajtur në fund të vizitës katër-ditore të delegacionit të Parlamentit Evropian në Kosovë.
Ai është i bindur se për hyrjen e Serbisë në BE paraprakisht do të vendoset kushti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, dhe se i mbetet qytetarëve serb dhe autoriteteve në Beograd të vendosin se çfarë është ajo që duan të bëjnë.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)