Franca njeh pasaportat e shtetit të Kosovës
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Prishtinë. Me anë të një letre dërguar Ministrisë së Jashtme ambasada njoftoi se në pasaportat e Republikës së Kosovës do të jepen edhe vizat Shengen
TIRANE-Franca ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Prishtinë. Ambasada gjithashtu ka njoftuar se edhe dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut do të pranohen derisa të jenë te vlefshme. Me anë të një letre dërguar Ministrisë së Jashtme ambasada njoftoi se në pasaportat e Republikës së Kosovës do të jepen edhe vizat Shengen. Dy dite me pare, pasaportat e Kosoves i njohu edhe republika e Cekise. Keto zhvillimet pozitive per Kosoven vijne ne nje moment kur Serbia po perpiqet te dergoje ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Diskutimet mbi kete ceshtje do te zhvillohen fillimisht ne seline e kombeve te bashkuara me 8 tetor.
(d.b/News24/BalkanWeb)