E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE-Rames Qeveria permbyset vetem permes zgjedhjeve Rozeta Rapushi

Eurodeputetet ne Parlamenti Evropian diskutuan mbi situaten politike ne Shqiperi duke inkurajuar forcat politike qe te gjejne nje zgjidhje mbi ngercin e tejzgjatur ne vend. Deputetet e Partive Popullore po diskutojne mbi nje shtytje tjeter per politiken ne Shqiperi ne kuader te vijueshmerise te dialogut mes tyre dhe ecurine drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Eurodeputetja Dorsi Pack fajesoi dje direkt kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama si pergjegjesin e situates politike ne vend duke kerkuar dialog dhe realizim sa me te shpejte te reformave. Edi Rama po kerkon me cdo kusht qe te permbyse qeverine por ky proces behet nepermjet zgjedhjeve dhe ai duhet te prese procesin e ardhshem zgjedhor. Nese kerkon qe te ndryshoje ligjin zgjedhor le ta beje qeveria me sa e kemi pare ka qene dakord. Dua te kujtoj ketu se ky ligj zgjedhor eshte bere me konsensus te plote mes dy partive te medha politike PD-PS tha Pack. Sipas saj Shqiperia ka bere reforma dhe ato jane te dukshme pavaresisht se ka ende pune per tu bere. Megjithate Pack vleresoi faktin se nje nga ndryshimet e medha eshte pajisja e shtetasve me karta identiteti si dhe zhvillimi i procesit zgjedhor. Vitet e fundit ndryshimi ne Shqiperi ka qene i madh. Per shembull shtetasit po pajisen me karta identiteti e pasaporta ne nje kohe kur ato nuk ekzistonin me pare. Procesi zgjedhor ishte i mire madje me i miri i zhvilluar deri me sot pavaresisht se ka disa probleme theksoi Pack. Ne te njejten linje edhe eurodeputeti Eduard Kukan u shpreh se partite politike duhet te gjejne sa me shpejt gjuhen e perbashket dhe rrugen e tyre drejt Evropes. Si nje keshille per situaten konfliktuale ne vijim Kukan tha se uron qe forcat politike te gjejne dialogun ne Kuvend. Eshte bere nje hap para pasi te pakten opozita eshte kthyer ne Kuvend dhe po merr pjese. Por une e ve theksin tek dialogu politik qe eshte shume i rendesishem per te ardhmen evropiane te Shqiperise u shpreh Kukan. Ne te njejten kuader eurodeputetet vleresojne progresin e bere nga Shqiperia ne kuader te reformave por ne kete aspekt theksojne se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe realizimin e reformave ne sistemin e drejtesise. Reforma te cilat jane peng i konsensusit te munguar prej me shume se nje viti PD-PS. Megjithate ne perfundim te fjales se tyre eurodeputetet pervec ngercit politik ende prezent theksojne se Shqiperia eshte ne rruge te drejte.

8-9 Tetor Ne javen e pare te muajit tetor Parlamenti Evropian do te shprehe qendrimin e tij ne seance plenare nderkohe vendimi perfundimtar per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare pritet te merret ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian me 8-9 Nentor 2010.

Vleresimet Komisioni Evropian Vizat jane plotesuar kriteret
Raporti i Komisionit Evropian pro liberalizimit te vizave per Shqiperine me te gjitha vendet e Bashkimit Evropian vlereson se vendi yne i ka permbushur te tre kushtet shtese te paraqitura ne maj te ketij viti dhe se eshte gati per liberalizimin e vizave ne fillim te muajit tetor. Ne raport vleresohet permbushja nga Shqiperia te tre kritereve shtese te paraqitura ne maj krahas propozimit per heqjen e vizave Shengen per qytetaret shqiptare. Komiteti per Ceshtjet e Brendshme dhe Lirite Civile te Parlamentit Evropian do te marre keto dite ne shqyrtim raportin final te paraqitur nga Komisioni Evropian se bashku me rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›