E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Protesta kudo per permbysjen e kesaj qeverie Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar nisjen e protestave ne gjithe vendin per te larguar qeverine. Nga qyteti i Beratit gjate takimit me elektoratin e ne kuader te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim kryetari i PS-se eshte ndalur gjate ne ceshtjen e transparences duke leshuar mesazhe me te ashpra ndaj mazhorances. Qeveria u krijua fale vjedhjes se votes ndaj duhet te permbyset sa me shpejt ka thene kreu i PS-se duke shtuar se protestat duhet te nisin ne gjithe vendin. Duke mbetur ne ceshtjen e transparences Rama ka theksuar se vendi gjendjet ne krize ekonomike per shkak te vjedhjes se votave dhe keqqeverisjes dhe korrupsionit qe sipas tij ka perfshire gjithe pushtetin. Do te rifillojme protestat tona dhe me me shume kurajo deri ne permbysjen e kesaj qeverie. Nuk ka demokraci te vertete me kete qeveri ka thene Rama. Kreu i PS-se gjate fjales se tij eshte ndalur dhe shifrat e papunesise. Ai ka theksuar se sot ne vend numerohen nje milion te papune. Sipas tij mjafton ky fakt qe Partia Socialiste te kerkoje largimin e kesaj qeverie. Kreu i PS-se eshte ndalur dhe ne akuzat per korrupsion duke theksuar se deklaratat e PS-se nuk thjesht beteje politike por nje mundesi per te bere transparencen e munguar. Faktet qe po dalin per dite ne driten e diellit fal procesit te transparences qe ne kemi nisur pasi i kemi thene se ky nuk eshte nje proces politik akuzash dhe shpifjesh per te fituar mbi kundershtarin po ky eshte proces transparence per te ndeshkuar te verteten e rende u shpreh kreu i PS-se. Ne takimin e zhvilluar ne Berat kane qene te pranishem kryetari i Asamblese Kombetare te PS Gramoz Ruci dhe deputetet te qarkut te Beratit. Takimet qe ne po zhvillojme nuk jam takime elektorale por jane bashkebisedime me njeri tjetrin per te kuptuar se cdo dite e me shume jeta jone eshte e lidhur me vjedhjen e votave me kutite e mbyllura dhe ju kete e shihni sa here qe fusni duart ne xhep sa here llogarisni te ardhurat e pakta te familjeve tuaja sa here qe u duhet te jeni ne kontakt me shtetin tha Rama. Ai ka folur dhe per situaten ekonomike duke fajesuar per kete gje kryeministrin Sali Berisha. Berisha mashtron si nje genjeshtar kur thote se kapitalizmi eshte marrja e borxheve. Ai merr borxhe ne emrin tuaj dhe komprometon te tashmen duke shitur te ardhmen e vendit ka thene Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›