PE, Roucek: KQZ duhet të funksionojë me 7 anëtarë
TIRANE- Numri dy i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, Libor Roucek, një ditë pasi në Tiranë u publikuan listat e kandidatëve për deputetë tha se “nëse Shqipëria dështon me zgjedhjet, procesi i saj i integrimit do të ngecë”. Ai ka tërhequr vëmendjen përsëri për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve si një test politik që do të përcaktojë marrjen e statusit dhe çeljen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Këto zgjedhje do të jenë një test i vërtetë për Shqipërinë, jo vetëm për rezultatet e tyre, sepse zgjedhësit shqiptarë do të vendosin cili fiton, por edhe për rëndësinë e veçantë që kanë ato në këtë moment. Ato janë vendimtare për procesin e zgjerimit. Nëse Shqipëria dështon në këtë test, unë personalisht nuk mund të imagjinoj që vendi të mund të çelë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo është arsyeja që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme”, - deklaroi Roucek në një prononcim për “Albanian Screen”.
Duke folur mandej për ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ai ka apeluar domosdoshmërinë e plotësimit të vendeve vakante. Në të kundërt sipas tij do të cënohen standardet e zgjedhjeve si dhe do ulet besueshmëria e votuesve. Roucek ka sugjeruar që për këtë çështje të kontaktohet edhe Komisioni i Venecias. “Unë mendoj se është në interes si të qeverisë, ashtu dhe të opozitës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të plotësohet, që ai të ketë 7 anëtarë. Është vendimtare që Komisioni të jetë në gjendje të garantojë e të administrojë votat e zgjedhësve. Ne rekomandojmë që të rikontaktohet e të bashkëpunohet me Komisionin e Venecias. Duhet të diskutohet me specialistët e tij dhe të merren rekomandimet se çfarë duhet bërë në këtë rast me KQZ-në”,- ka theksuar ai për “AS”. Përfaqësues të lartë të Parlamentit e të Komisionit Evropian kanë deklaruar se do t’i ndjekin zgjedhjet me vëmendje të veçantë. Në deklaratat e tyre ata kanë theksuar se PE dhe Bashkimi Evropian janë të interesuara që ky proces të zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe rezultatet e tyre të pranohen nga partitë politike. SHBA Dy ditë më parë Komisioni amerikan për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë zhvilloi një seancë dëgjimore për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Në fjalën e tij Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ngriti shqetësimin për situatën në KQZ duke i bërë thirrje partive politike që të plotësojnë numrin e anëtarëve që ky institucion të funksionojë normalisht. Reeker theksoi se KQZ duhet të jetë e lirë dhe e pandikuar nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe nga Parlamenti.
“KQZ ka përgjegjësinë kryesore për realizimin e zgjedhjeve të lira. Për vetë përbërjen e KQZ, edhe anëtarët që u zgjodhën me marrëveshje partiake duhet të jenë më të bashkëpunueshëm. Vetëm kështu mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partitë politike duhet të ulen bashkë të gjejnë kompromisin dhe të ofrojnë zgjidhje për një KQZ-në. Ky institucion nuk ka ende aq anëtarë sa duhet që të administrojë zgjedhjet”, theksoi Reeker.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)