E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE diskuton sot për zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri

Komiteti për çështjet e jashtme në Parlamentin Europian do të analizojë sot zhvillimet politike në Shqipëri si dhe zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Në axhendën zyrtare të ditës së sotme do të paraqitet raporti i delegacionit të europarlamentarëve të cilët monitoruan zgjedhjet lokale në Shqipëri.
 

Delegacioni i europarlamentarëve gjatë monitorimit të zgjedhjeve vunë re vonesa në hapjen e qëndrave të votimit dhe konfuzion në kohën e mbylljes së qëndrave të votimit.
 

Në debatin e ditës së sotme në komitetin e çështjeve të jashtme të Parlamentit Europian vëmendje do ti kushtohet edhe vonesës së numërimit të votave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›