Fati i zgjedhjeve ne duart e Kolegjit Zgjedhor

TIRAN- Partia Socialiste ka dorezuar ne Kolegjin Zgjedhor dy kerkesat e saj ankimore qe lidhen me garen per bashkine e kryeqytetit. Tek kerkesa e saj e pare socialistet kerkojne gjykimin e ceshtjes ne themel dhe kerkojne detyrimin e KQZ te marre vendim per miratimin e Tabeles Permbledhese te Rezultateve per KZAZ Nr. 49 Detyrimin e KQZ te marre vendim per nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e Tabeles Permbledhese te Zones Zgjedhore Bashkia Tirane dhe shpalljen e kandidatit fitues.
Ndersa ne kerkesen e dyte kerkohet konstatimi i pavlefshmerise se vendimit te KQZ-se per rinumerimin e fleteve te votimit. Kolegji ka hedhur edhe shortin dhe ka percaktuar edhe trupen gjykuese qe do te merret me shqyrtimin e ceshtjes si dhe gjyqtaret qe do te relatojne ceshtjet.
eshtja e pare
eshtja e pare ka si objekt shqyrtimi Detyrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te marre nje vendim per miratimin e tabeles permbledhese per Rezultatin e KZAZ 49. Ne perfundim te procesit te numerimit te votave per kandidatet per kryetar te Bashkise Tirane dhe Keshillin Bashkiak te Bashkise Tirane nga dhjete KZAZ te kesaj Zone Zgjedhore jane miratuar tabelat permbledhese te rezultateve te qendrave te votimit ndersa KZAZ Nr. 49 nuk e ka miratuar kete tabele- thuhet ne ankesen e perpiluar nga deputeti Fatmir Xhafaj.Pika e dyte e kerkeses se PS-se eshte shpallja e rezultatit per zonen zgjedhore Bashkia Tirane.
Fati i kesaj ceshtjeje do te jete ne duart e pese gjyqtareve dhe shqyrtimi dp te behet diten e enjte ne oren 1300. Dhurata Haveri Marie Qirjazi Entela Prifti dhe Sashenka Jonuzi jane kater gjyqtaret e pare ndersa Petraq Koco eshte percaktuar nga shorti si relatori i ceshtjes.
Rasti i dyte
Kerkesa e dyte ankimore e socialisteve ka si objekt Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve date 18.05.2011 per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin e Bashkise te cilat jane gjendur ne kutine e gabuar. Ne kerkese sqarohet se kater anetaret e KQZ-se te propozuar nga mazhoranca pas daljes se rezultatit fillestar ne te cilen kryesocialisti Edi Rama shpallej fitues me dhjete vota diference propozuan nje projekt vendim sipas te cilit fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuar do te konsideroheshin te vlefshme dhe do te numeroheshin prej vete KQZ-se.
Ky numerim do te ishte vetem per fletet e votimit gjetur ne kutine e gabuar qe ishin kontestuar ne nivel VNV-je. Perfaqesuesit ligjore te selise roze dhe tre anetaret e tjere te KQZ-se e kundershtuan propozimin duke deklaruar se KQZ-ja nuk kishte te drejte te numeronte fletet e votimit dhe se mund ti hapte ato pas te ankimimit te rezultateve zyrtare. Kjo ceshtje do te shqyrtohet nga gjyqtaret Marie Qirjazi Entela Prifti Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja ndersa relatore do te jete gjyqtarja Sashenka Jonuzi.
KQZ Hapja e kutive nuk ishte selektive
Nje dite pas ndryshimit ne tavoline te rezultatin per Tiranen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve justifikoi vendimin e djeshem duke e cilesuar ate gjitheperfshires. Zedhenesi i KQZ-se Leonard Olli hodhi poshte pretendimet se institucioni qe merret me administrimin e zgjedhjeve i ka numeruar ne menyre selektive qendrat e votimit per Tiranen. Sipas tij qellimi i vetem i KQZ-se eshte te numeronte cdo vote te hedhur ne kutine e gabuar.
shte perhapur nje opinion se KQZ eshte treguar selektive ne perzgjedhjen e kutive me flete te kontestuara. Dua tju them se KQZ shqyrton kutite nga kerkesat e KZAZ-se dhe nga procesverbalet e tyre. Ky ishte nje proces gjitheperfshires. Ne jemi te vendosur te numerojme cdo vote. Transmetimi live eshte nje element qe tregon se procesi ishte gjitheperfshires- tha Olli. Kjo deklarate e zedhenesit bie ndesh me ate qe eshte pare ne sallen e KQZ-se ku kutite e hapura jane vetem ato te kerkuara apo te sinjalizuara nga Partia Demokratike.
Madje ne shume raste kutite ishin te manipuluara pasi aty mungonin flete votimi u gjenden flete votimi te qendrave te tjera apo u zbulua se edhe kodet ishin manipuluar. Edhe tabela perfundimtare e KQZ-se nxori nje rezultat te gabuar matematikisht. Sipas tabeles se KQZ-se Ne kuti kishte 870 vota me shume se sa votues.