E Diel, 1 Nëntor 2026

PE diskuton sot rezolutat për Shqipërinë dhe Kosovën

PE do të votojë nesër (të enjten) nga një rezolutë për të dy vendet. Në përgatitjet e projektrezulotës për Shqipërinë ka marrë pjesë edhe Nikolas Kountis, përfaqësues i së Majtës së Bashkuar Evropiane. Në një intervistë për DW, ai ka thënë se rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian.

Ndërkohë, në një deklaratë për shtyp, PE thekson se korrupsioni, krimi i organizuar dhe institucionet e dobta janë problemet kyçe për të dy vendet.

"Në Shqipëri ekzistojnë ligje të mira në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ose të grupeve shoqërore, por problemi kryesor është zbatimi i tyre”, deklaron Kountis.

Ai pret që projektrezoluta të aprovohet nga deputetët e Parlamentit Evropian, dhe shpreson që ajo të sjellë diçka të re për qytetarët shqiptarë.

Përsa i përket projektrezolutës për Kosovën, aty thuhet se parlamentarët evropianë mirëpresin njohjen nga të gjitha vendet e BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›