E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE kritikon zgjedhjet në Bjellorusi

Parlamenti Evropian ka kritikuar fuqishëm zgjedhjet e fundit parlamentare në Bjellorusi, duke theksuar se ato kanë dështuar në përmbushjen e standardeve të shumta themelore të zgjedhjeve të lira e demokratike.
 

Përmes një rezolute të përkrahur sot nga grupet kryesore politike të këtij mekanizmi, ligjvënësit u zotuan se nuk do t`i njohin rezultatet e votimeve të 23 shtatorit.
 

Rezoluta gjithashtu thekson me keqardhje vendimin për tu refuzuar viza hyrëse anëtarëve të Parlamentit Evropian.
 

Teksti u bën thirrje autoriteteve bjelloruse që të përmirësojnë legjislacionin zgjedhor dhe të mbajnë zgjedhje të reja parlamentare, të lira dhe të drejta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›