PE miraton rezoluten per Shqiperine Bregu Rama i vetmi kunder Shqiperise

Parlamenti Evropian miratoi sot Rezolutën për Shqipërinë pas dy ditësh diskutime, duke kërkuar përpjekje të reja për sa i përket reformave.
Gjatë diskutimeve u mirëprit progresi i bërë nga Shqipëria në arritjen e prioriteve sic është heqja e imunitetit apo reforma zgjedhore. Por gjithësesi mbetet ende përmbushja e 3 pikave të kërkuara nga Bashkimi Europian. Ndër të tjera Parlamenti Europian ka miratuar një amendament që Shqipëria të bëjë kujdes me tensionet në rajon.
Parlamenti europian ka diskutuar nëj ditë më parë në një seancë të posacme mbi përfundimet e bëra publike në 11 dhjetor, në Këshillin e Ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, ku Shqipërisë nuk iu dha për herë të tretë statusi, për mso plotësim të kushteve.3 kushtet që mbeten ende për të plotësuar kanë të bëjën me miratimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, reformën parlamentare dhe statusin e nëpunësit civil.
Vendimi
Parlamenti Europian, i mbledhur në seancë plenare në Strasburg, i thotë po statusit të kandidatit për Shqipërinë pa humbur kohê, sapo të përmbushen kushtet për ligjin e Gjykatës së Lartë, të Nëpunësit civil dhe përmbylljen e reformës parlamentare.
Eurodeputët kanë përshëndetur dialogun politik konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës që ka bërë të mundur përmbushjen e pjesës më të madhe të 12 proriteteve, ku veçohet funksionimi normal i parlamentit, zgjedhja e avokatit të popullit, reforma elektorale, apo mbrojtja e të drejtave të minoriteteve. Por ata konsiderojnë, se roli i kontrollit të parlamentit duhet forcuar më tej.
Shqetësimi kyesor në rezolutën e Shqipërisë ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit mbetet reforma e sistemit të drejtësisë; Eurodeputetët insistojnë mbi pavarësinë, integritetin dhe transparencën e sistemit të drejtësisë larg çdo ndikimi të politikës dhe korrupsionit. Ata tërheqin vëmendjen gjithashtu për rezikun e politizimit të administratës dhe përpjekje të pamjaftueshme kundër korrupsionit. Për eurodeputetët, zgjedhjet e 2013 mbeten një test për pjekurinë e demokracisë në vendi.
“I bëjmë thirrje partive politike që të angazhihen në një fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet konsiderohen gjithashtu si një test për kapacitetin e forcave politike për tu angazhuar në një kalendar të integrimit europian të përbashkët për vendin”, thuhet në rezolutë. Për eurodeputetët, edhe pse papunësia është në ulje gjithësesi numri i personave që jetojnë nën nivelin e varfërisë mbetet një sfidë për qeverinë shqiptare.
Shqipëria duhet të japë më shumë edhe në drejtim të reformës së shteti ligjor, nga i cili varen edhe siguria e nivestimeve, si dhe zbatimi i strategjisë për pronat.
Bregu: Rama i vetmi kundër Shqipërisë e shqiptarëve
Pas miratimit të rezolutës sot në Parlamentin Evropian ka reaguar edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila ka akuzuar kryesocialisti Edi Rama se është i vetmi kundër Shqipërisë e shqiptarëve, duke bllokuar për dy vite rresht integrimin.
“Për dy vite rresht Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë duke mos miratuar 3 ligjet e kërkuara. Opozita nuk votoi asnjë nga rekomandimet e BE-së. Rama për dy vite rresht bllokoi dhe nuk votoi heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. E vetmja mënyrë e tij është shkatërrimi” tha Bregu.
Sipas saj Rama po dënon shqiptarët me bllokimin, por edhe po shënon humbjen e tij të radhës.
“Shqiptarët kanë vendosur që Rama të humbë”- tha Bregu.