PE plan Marshall per Greqine

"Marrëveshje e re", "Plan Marshall" ose "Plan Herkules" - koncepte të mëdha krijon shpejt dhe me kënaqësi politika kur është fjala për zhvillimin ekonomik në shtetin pothuajse të falimentuar të Greqisë. Kështu për shembull Daniel Cohn-Bendit, udhëheqës i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian kërkoi tani edhe njëherë: "Tani duhet gjetur një plan për Greqinë, i cili nga njëra anë do të parashikonte qethjen e borxhit grek dhe nga ana tjetër një reformë dhe një Plan Marshall, një plan investimi. Përndryshe nuk mund të ketë rimëkëmbje të ekonomisë."
Në parim deklarata të tilla shumë premtuese nuk kanë asgjë të keqe, thotë Janis Emmanoulidis nga Qendra për Politika Evropiane, një organizatë e pavarur "think tank" në Bruksel. Por në fund gjithçka varet nga përmbajtja, nënvizon Emmanoulidis.
Dhe kjo tashmë është duke ndodhur - por prapa skenave. Që nga vera është duke vepruar e ashtuquajtura "Task Force për Greqinë". Ekipi i ekspertëve nën drejtimin e gjermanit Horst Reichenbach duhet të ndihmojë grekët për të shfrytëzuar fillimisht ndihmat miliardëshe që tashmë janë vënë në dispozicion.
Vetëm rreth një të tretën e parave të vëna në dispozicion grekët kanë arritur ta tërheqin nga fondet aktuale të periudhës financiare që përfundon në fund të vitit të ardhshëm. Për pjesën më të madhe të tyre duhet aplikuar me projekte të arsyeshme. Dhe pikërisht në këtë drejtim duhet të ndihmojë Task Force.
Ndërkohë, kompanitë veçanërisht të vogla dhe të mesme në Greqi kanë nevojë për ndihma urgjente. Bankat greke nuk japin pothuajse më fare kredi të reja. Por me ndihmën e fondeve të BE-së mund të shpëtohen bizneset solide dhe të themelohen biznese të reja, thotë Emmanoulidis.
Prandaj mund të thuhet se Plani Marshall për Greqinë para së gjithash përbëhet nga punë të vogla shumë të mundimshme.