E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje i shperthen granata ne dore vdes 77 vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Goriçaj të rrethit të Lushnjës, ku një 77 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate. Policia bën të ditur se viktima është Ilia lleshi, 77 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Sipas policisë mendohet se i moshuari mund të ketë kryer vetëvrasje, pasi sipas saj i moshuar ka tentuar të vetëvritet edhe 3 vjet me parë, për shkak të konflikteve me pronat.
Ndërkaq mësohet se pas kontrollit në banesën e të moshuarit, policia ka gjetur disa granata.
I moshuari jetonte vetëm prej 10 vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›