PE, sot vleresimi per heqjen e vizave
Komisioni Evropian do te raportoje gojarisht te sot pasdite para Komisionit te Puneve te Brendshme, Drejtesise dhe Lirive Civile te Parlamentit Evropian vleresimin e eksperteve evropiane per misionin e fundit te kryer ne 14 dhe 15 korrik lidhur me liberalizimin e vizave afatshkurtra per qytetaret shqiptare dhe boshnjake brenda zones Shengen. Vleresimi per permbushjen e tre kushteve te mbetura nga Shqiperia pritet te jete pozitiv dhe t’i jape shtyse reporteres, Tanja Fajon, qe duke filluar nga dita e sotme, te hartoje nje raport pozitiv per kete proces, ne menyre qe Komisioni i Puneve te Brendshme, Drejtesise dhe Lirive civile ta aprovoje sa me shpejt e ta dergoje pa humbur kohe ne seance plenare brenda tetorit, kur raporti duhet te marre pelqimin e te gjitha grupeve politike te ketij institucioni. Me vone, do te jene shtetet anetare ato qe do te shqyrtojne kete dosje. Shqetesimi qe kane shtetet anetare eshte mundesia e perseritjes se skenarit qe ndodhi me qytetaret e Maqedonise, ose te shkeljes se afatit 90 ditor te qendrimit ne vendet Shengen, pas marrjes se vendimit per vizat. Komisioni Evropian, Parlamenti dhe shtetet anetare jane njohur nderkohe me angazhimin e qeverise shqiptare per t’i njohur qytetaret me te drejtat dhe penalitetet ne rast te shkeljes se legjislacionit se vendeve te BE, nepermjet nje fushate te informimit te publikut dhe inkurajojne fuqishem kete fushate. Vetem disa dite me pare ka qene Ministri i Brendshem Lulzim Basha ai qe ne takimet qe ka zhvilluar gjate Forumit te 10 te Salzburgut ne Austri, me disa prej homologeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian ka marre garancine se ne nje nga mbledhjet e vjeshtes, Keshilli i Ministrave te Brendshem do te marre vendimin mbi propozimin e Komisionit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. “Kam patur bisedime dypaleshe me disa prej kolegeve te Bashkimit Evropian, te cilet me kane siguruar se presin finalizimin e hapave teknike nga Komisioni Evropian dhe qe shpresojne qe ne mbledhjet e tyre te ardhshme ne Tetor apo Nentor, dhe keto mbledhje i ndajne tre jave nga njera- tjetra, te finalizojne vendimmarrjen per levizjen e lire te qytetareve shqiptare”, deklaroi Basha. Ne kete Forum, Shqiperia eshte vleresuar si nje shembull ne rajonin e Ballkanit Perendimor ne fushen e menaxhimit te integruar te kufijve dhe te leshimit te dokumenteve te identitetit te standardeve me te larta evropiane. “Gjate vizites ne Shqiperi u impresionova nga arritjet teknologjike te policise shqiptare ne menaxhimin e integruar te kufijve si dhe ne perdorimin e teknologjise se informacionit ne luften kunder krimit te organizuar. Mendoj se ne keto fusha si dhe me qeverisjen elektronike ne teresi, Shqiperia ka ecur shume perpara sa mund te merret si shembull dhe per vende te tjera te rajonit”, tha Ministrja e Brendshme e Austrise, Maria Fekter. S.P
Si do te veprohet nga qytetaret pas marrjes se vendimit per vizat
Strukturat negociatore te Bashkimit Evropian per kete proces, pas marrjes se vendimit per lirine e qarkullimit do te kthehen ne struktura monitoruese. Do te jene pikerisht ato qe do te percaktojne dhe masat per vendin ne rast shkeljesh. Por si duhet te veproje nje qytetar shqiptar pas vjeshtes per te udhetuar ne Evrope. “Me nje dokument udhetimi te vlefshem, pasaporta- ne rast se zoteron pasaporte biometrike, me fonde te mjaftueshme per te perballuar udhetimin dhe me nje sigurim shendetesor qe mbulon periudhen e udhetimit, atehere keta njerez mund te marrin nje mjet udhetimi, te paraqiten para oficerit te udhetimit ne zonen shengen dhe nese pyeten t’i tregojne qellimin e udhetimit dhe te lejohen te hyjne brenda”, ka sqaruar sekretari i pergjithshem i MPJ, Gazmend Turdiu.