PEKIN – Meloni: Kina të pushojë së mbështeturi Rusinë

PEKIN, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Ne ishim të qartë në ngritjen e çështjes së mbështetjes së Rusinë nga ana e Kinës , duke u përpjekur të mendonim së bashku se çfarë interesash ka secili prej nesh, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni për vizitën e saj ne Pekin.
”Mendoj se nuk është e përshtatshme për Kinën të mbështesë kapacitetet industriale ruse, ndërkohë që mund të luajë një rol vendimtar në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ajo.
Presidenti Xi nga ana e tij tha se ”Kina gjithmonë punon për bashkëjetesën paqësore mes popujve”.
Kryeministrja Meloni deklaroi se ”është shumë e shqetësuar për situatën në Liban dhe është në kontakt me aleatët”.
”Unë mendoj se Kina siç e njohim ne, nuk ndërhyn drejtpërdrejt në konflikt. Shpresoj se ky vend mund të luajë vërtet një rol vendimtar”, shtoi Meloni. /os/