E Hënë, 2 Nëntor 2026

PEKIN – Trump fton Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë

PEKIN, 14 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se ka ftuar homologun e tij kinez Xi Jinping për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator.

“Kam nderin t’ju ftoj ju dhe zonjën Peng që të na vizitoni në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator”, tha Trump gjatë një banketi të organizuar për nder të Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij, Peng Liyuan, në Pekin.

Presidenti Trump i përshkroi diskutimet e tij me presidentin kinez Xi Jinping më herët gjatë ditës në Pekin si “jashtëzakonisht pozitive dhe produktive”.

“Ne patëm biseda dhe takime jashtëzakonisht pozitive dhe produktive më herët sot me delegacionin kinez”, tha Trump në një banket të mbajtur për nder të tij në Sallën e Madhe të Popullit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›