E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PEKIN – Xi: Marrëdhënia Kinë-SHBA një nga më të rëndësishmet në botë

PEKIN, 30 dhjetor /ATSH-AFP/- Udhëheqësi kinez Xi Jinping i tha sot presidentit amerikan Joe Biden se marrëdhënia midis dy vendeve të tyre ishte një nga më të rëndësishmet në botë, raportuan mediet shtetërore.

“Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe të qëndrueshme Kinë-SHBA – duke ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e duhur”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Deklarata e Xi erdhi në një letër ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter.

Ish-presidenti do të varroset në Plains, shteti amerikan i Xhorxhias.

Carter, presidenti i 39-të i SHBA-së – i cili shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 – vdiq në moshën 100-vjeçare të dielën.

Ai ishte një fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe presidenti më jetëgjatë i SHBA-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›