E Diel, 1 Nëntor 2026

PHENIAN – Koreja e Veriut refuzon propozimet e Trump për zvogëlimin e arsenalit bërthamor

PEHNIAN, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut ka riafirmuar qëndrimin e saj të ashpër ndaj SHBA-së dhe ka mbrojtur zgjerimin e mëtejshëm të programit të saj të armëve bërthamore, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Phenian.

Zëdhënësi akuzoi qeverinë amerikane se nuk ka arritur të ndryshojë politikën e saj armiqësore duke treguar si provë këmbënguljen e vazhdueshme të Uashingtonit për çarmatimin e plotë bërthamor të Koresë së Veriut.

Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA-të po planifikonin të zhvillonin manovra ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë javën e ardhshme.

Në një deklaratë të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, u theksua gjithashtu domosdoshmëria e programit bërthamor të vetë Koresë së Veriut.

“Armët tona bërthamore shërbejnë si një garanci absolute për mbrojtjen e sovranitetit të Koresë së Veriut dhe armëve bërthamore në zotërim të vendit dhe forcimi i tyre i vazhdueshëm është opsioni më i përgjegjshëm dhe i saktë për të siguruar paqen dhe sigurinë rajonale”, u citua të thoshte zëdhënësi.

Me këtë, Koreja e Veriut ka hedhur poshtë edhe propozimet e fundit diplomatike nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Trump kishte shkurtuar përgjysmë manovrat ushtarake të mbajtur me Korenë e Jugut në gusht, duke përmendur në marrjen e vendimit marrëdhënien shumë të mirë që supozohej se kishte me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ai gjithashtu deklaroi publikisht se priste që një takim i përbashkët të zhvillohej para fundit të vitit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›