E Enjte, 5 Nëntor 2026

PHENIAN – Vizita e Putinit boshatis rrugët e kryeqytetit

PHENIAN, 18 qershor /ATSH/ – Pheniani po përgatitet për vajtjen e presidentit rus, Vladimir Putin duke vendosur flamuj rusë, që valëviten së bashku me ato të Koresë së Veriut, si edhe portrete të ”carit” në rrugët e kryeqytetit, shkruan corriere.it.

Koreja e Veriut po përgatitet të shtrojë tapetin e kuq për liderin rus, për të cilin ekspertët thonë se “gjëra të mëdha” janë në zhvillim e sipër.

Ato do të fillojnë me një seri “marrëveshjesh të rëndësishme”, që do të nënshkruhen këtë mbrëmje.

Imazhet dhe videot e kryeqytetit të Koresë së Veriut, të publikuara të filtruara në Korenë e Jugut dhe të marra nga reporterët e agjencisë ”Ria Novosti”, treguan flamuj të mëdhenj rusë dhe koreano-veriorë në anë të rrugëve të aeroportit ndërkombëtar ”Sunan” të Phenianit, si dhe të tjerë të montuar në shtylla neonesh përgjatë rrugëve në të cilat do të kalojë autokolona e presidentit rus./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›